Facebook eksperimenton me “epideminë ngjitëse të rrjeteve sociale” përdoruesit e shqetësuar

facebook-eksperimenton-me-ldquo-epidemin-euml-ngjit-euml-se-t-euml-rrjeteve-sociale-rdquo-p-euml-rdoruesit-e-shqet-euml-suar_hdNjë raport i realizuar nga një ekip i Facebook që u botua për herë të parë në një revistë shkencore këtë muaj tregon se rrjeti social ka bërë disa eksperimente sekrete psikologjike me më shumë se 600.000 përdorues të saj, pa vetëdijen e tyre.

Raporti, i publikuar në Proceedings Of The National Academy Of Sciences deklaroi se në janar të vitit 2012, Facebook kishte ndryshuar listën e njoftimeve të reja (NewsFeeed) të përdoruesve për të nxjerrë në pah mesazhet pozitive ose negative nga miqtë e tyre.

Në raport thuhej se “Kur shprehjet pozitive u reduktuan, njerëzit kanë prodhuar më pak mesazhe pozitive dhe negative, ndërsa kur shprehjet negative u reduktuan, model i kundërt është shfaqur nga përdoruesit. Këto rezultate tregojnë se emocionet e shprehura nga të tjerët në Facebook ndikojnë në emocionet tona, duke dhënë prova eksperimentale për shkallën masive ngjitëse që përhapet nëpërmjet rrjeteve sociale”.

Vendimi i Facebook për ta bërë një raport të tillë me përdoruesit e saj, pa dijeninë e tyre, ka krijuar shumë zhurmë dhe pakënaqësi tek këta të fundit, duke çuar në reagimin dhe kërkim-faljen nga njëri ndër autorët e këtij studimi.

Adam D. I. Kramer, njëri ndër anëtarët kryesor të ekipit të Facebook për Data Science ka postuar sot një përgjigje ndaj kritikave, duke e pranuar se janë bërë disa gabime në formën e bërjes së hulumtimit, por duke e arsyetuar vendimin me nevojën e Facebook për ta njohur edhe më shumë produktin që e ofron për njerëzit.

Reagimet ndaj deklaratës ishin të shpejta, me komente që ishin të ndara: disa që e përkrahnin qëndrimin e tij, dhe disa të tjerë që ende mbeten të shqetësuar me veprimet e rrjetit social. /Ndihmerrethpcs/.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s