Virusët,rreziku dhe mbrojtja nga ta

711px-Viruses,trojans,worms

PAK HISTORI:

Çka është virusi?

Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatërroj gjithë sistemin e eksplorimit.

Si lindi virusi i parë?

Në fillim të viteve 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojnë një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojn njëri tjetrin.Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u venë bazat e virusit Termin virus i pari e përdor profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të riprodhohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatikë.

Cilët janë llojet e virusëve të kompjuterit?

• Virusët rezidente (të përherëshme) (Resident Viruses)

• Virusët me veprim të drejtëpërdrejtë (Direct Action Viruses)

• Virusët shkatërrues – prishës (Overwrite Viruses)

• Virusët e operacioneve fillestare të sistemit kompjuterik (Boot Viruses)

• Makro virusët

• Virusët e direktoriumit (Directory Viruses)

• Bombat logjike (Logic Bombs)

• Trojanët ose kuajt Trojan (Trojans or Trojan horses)

• Krimbat virusal (Worms)

• Virusët “shoqëruese” (Companion Viruses)

• Virusët polimorfik (Polymorphic Viruses)

• Infektuesit e fajllave (File Infectors)\

Kush i shkruan virusët e kompjuterit?

Autorët e virusëve janë zakonishtë meshkuj 14-24(26) vjeç, të cilët kalojnë kohë të gjatë në kompjuterët e tyre. Disa prej tyre duan të provojnë se a janë programues të mirë. Të tjerët duan të tregojnë se ata kanë fuqi për të shkatuar probleme të shumëta. Por, shumica e virusëve kanë qëllime shkatërruese. Shumë nga verzionet e vjetra të programeve virusale janë “ripërtrirë” (re-hashed), nga shkaku se kërkojnë më pak punë për tu riprodhuar [13].

Çfarë duhet bërë?

  1. Një virus kompjuteri nuk është i rrezikshëm deri atëherë kur ne nuk e hapim e-mailin e infketuar.
  2. Fshini çdo e-mail, i cili mendoni se është i infektuar dhe pastaj boshatiseni folderin e mbeturinave (shportën recikluese).
  3. Lexoni paraprakisht emrin e e-mailit. Kontolloni nëse përmbajtja e mesazhit ka kuptim para se të hapeni ndonjë skedar të futur në e-mail.
  4. Kujdes nga mashtrimet! Ka shume e-maile paralajmëruese me shkresën “virusi me deduktiv që keni parë ndonjëherë”, por shpesh këto viruse nuk ekzistojnë.
  5. Dërgoni e-mail kompanisë së antivirusit, nëse mendoni se kompjuteri juaj është infektuar me një lloj virusi që deri me tani nuk keni dëgjuar për të. Ata do t`ju tregojnë a është virus apo jo.
  6. Bëni backup gjërat me rëndësi në kompjuterin tuaj, që të jeni më të sigurt.
  7. Në qoftë se merrni një virus në kompjuterin tuaj, është e nevojshme të skanoni kompjuterin, për të shpëtuar nga infektimi i tij.

Çfarë nuk duhet bërë?

  1. Mos hap ataqmentin (fajllin e bashkangjitur) në e-mail, nëse nuk jeni i sigurt se është plotësishtë i painfektuar me virus, edhe në qoftë se keni në kompjuterin tuaj antivirus.
  2. Mos dërgo ndonjë ataqment mikut tuaj, nëse nuk jeni i sigurt se fajlli përkatës është tërësishtë i pastër.
  3. Mos dërgo e-mail me “virus të ri” pa e kontrolluar atë.
  4. Mos dërgo e-maile me qëllime shkatërruese.
  5. Mos dërgoni e-mail i cili përmban virus, tek personat tjerë e sidomos tek kompania e antivirusit. Sistemi i mesazheve të kësaj kompanie ka mekanizma filtrues, që në njëfarë mënyre do ta fshijë atë.
  6. Mos zëvëndësoni backup-in e krijuar, nëse mendoni se ai në vete posedon virus.
  7. Mos u bazoni vetëm në antivirus, që ai të kujdeset tërësishtë për kompjuterin tuaj! Ju duhet mbajtur sytë hapur në rast se paraqitet ndonjë virus shkatërrues .

Disa antivirusë që mbrojnë kompjuterin tuaj :

Kaspersky

avast!

Symantec (Norton)

Më shumë në: http://www.thetoptens.com/best-antivirus-software/

Përgatiti: E.BUJUPAJ për NdihmëRrethPC’s

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s