Në Hënë do të ketë internet me shpejtësi më të lartë se në shtëpinë tuaj

phpjxviclTë gjithëve na ka ndodhur të kemi linjë të dobët të internetit, sidomos kur jemi në zona jashtë qyteteve të mëdha. Një zgjidhje që mund të funksionojë është të shkoni shumë larg qyteteve të mëdha- si në Hënë, për shembull.

Një grup shkencëtarësh nga MIT së bashku me NASA-në kanë arritur të dërgojnë internet të shpejtësisë së lartë në fqinjin më të afërt të Tokës, në Hënë. Interneti, i cili përdor katër rreze të ndryshme laser dhe fibra optike, arrin të ketë shpejtësinë mesatare 19.44 Mbps.

Sipas rregullatorit të komunikimit në Britani, Ofcom, mesatarja e shpejtësisë së internetit në Britani është 18 Mbps dhe mezi arrin në 12 Mbps në zonat rurale. Kjo do të thotë se shpejtësia e internetit është më e lartë në Hënë se në disa vende të Britanisë së Madhe.

Dhe me që ra fjala, sinjalet në Hënë kanë arritur gjithashtu në 622 Mbps kur dërgon të dhëna. Kjo është 4800 herë më mirë se rekordet e mëparshme të arritura duke përdorur valët e radiove. NASA do të shpjegojë më mirë këtë teknologji në konferencën që do të zhvillojë në fillim të muajit qershor.

Nëse ndonjë ditë do t’ju duhet të jetoni në Hënë, për një gjë është e sigurt se nuk do të shqetësoheni: Ju do të keni internet me shpejtësi të lartë./NdihmeRrethPC’s

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s