Google mendon të investojë në rrjet nëndetar

google-mendon-t-euml-investoj-euml-n-euml-rrjet-n-euml-ndetar_hdGoogle është duke e planifikuar një investim në rrjetin e ri me kabëll i cili do të kalojë nëpër Oqeanin Paqësor, ka raportuar Wall Street Journal duke përmendur njerëz të afërt me këtë çështje.

Ky veprim vjen pasi kompanitë e teknologjisë gjithnjë e më shumë dërgojnë një sasi në rritje të trafikut nëpër rrjete private, thuhet në raport.

Google përvetësoi kompani të ngjashme për kabllo në vlerë prej 300 dollarësh në vitin 2010, thuhet sipas raportit të njëjtë. Kompania më e madhe e kërkimit në botë do të përdor kabllon e re nën det e cila do të jetë e lidhur me qendrat e të dhënave në Oregon dhe Japoni, thuhet në raportin i cili është publikuar edhe nga Reuters.

Rrjetet private zakonisht përdoren për shtëpi, zyra dhe biznese, pasi që ato ofrojnë siguri për informacion jetik dhe nuk mund të qasen nga pajisjet jashtë këtij rrjeti.

Ndërsa, një rrjet publik është një lloj i rrjetit ku çdokush mund të hyjë në të, ose të lidhet me rrjetet e tjera ose në internet, nëpërmjet tij, thuhet në sqarimin e dhënë.

Një pjesë e madhe e bandwidth-it të Google është i rezervuar për rrjetin e saj privat ‘B4’, i cili transmeton emailat, videot e YouTube në mesin e të dhënave të tjera, thuhet në raport./NdihmeRrethPC’s/.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s