Youtube do ta lansojë shërbimin e muzikës me pagesë

youtube-do-ta-lansoj-euml-sh-euml-rbimin-e-muzik-euml-s-me-pages-euml_hdShërbimi më i madh i videove në botë, YouTube që është pronë e Google tha të martën se e ka në plan të nisë një shërbim të muzikës me pagesë, i cili vjen si përgjigje ndaj kritikave për idenë e bllokimit të disa faqeve dhe llogarive pa pagesë në faqen e saj të cilat nuk bien dakord me kushtet e YouTube për përmbajtje.

YouTube deklaroi se për shërbimin e ri të muzikës me pagesë tashmë ka krijuar partneritet me “qindra produksione të mëdha dhe të pavarura” të muzikës, duke i konfirmuar zërat që pohonin se së shpejti YouTube do të krijojë shërbimin e muzikës me pagesë në faqe, në partneritet me faqet më të popullarizuara në internet.

Lajmi është bërë publik pasi disa grupe të tregtimit të muzikës e kanë kritikuar YouTube për planet e saj për të bllokuar përmbajtjen e produksioneve të caktuara të cilat përmbajtjen e tyre e paraqesin online dhe pa pagesë, ndërsa shërbimi i famshëm i Google e kushtëzon këtë përmbajtje me mbështetje të reklamave, dhe abonim në programin e muzikës me pagesë.

Marrëveshjet që YouTube është duke i ofruar janë cilësuar si “shumë të pafavorshme, dhe me kushte të panegociueshme,” thuhej sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Worldwide Independent Music Industry Network muajin e kaluar.

YouTube nuk pranoi të komentojë mbi kushtet e marrëveshjeve, por tha se shërbimi i ri do të sigurojë të ardhura të reja për industrinë e muzikës. /NdihmeRrethPC’s/

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s