Samsung sjell realitetin virtual me Gear VR ?

samsung-sjell-realitetin-virtual-me-gear-vr_hdMuajin e kaluar ishte thënë se Samsung ka plane për të rivalizuar me pajisjet e realitetit virtual, përkatësisht Oculus Rift dhe Sony Project Morpheus, duke krijuar pajisjen e saj të realitetit virtual, të cilën besohet se do ta quajë Samsung Gear VR.

Samsung kohëve të fundit dorëzoi një patentë për Samsung Gear VR me USPTO, dhe sipas një raporti të fundit nga Sammobile thuhet se kompania jugkoreane është duke punuar me krijuesin e Oculus Rift, Oculus VR për krijimin e pajisjes së re të këtij segmenti.

Samsung Gear VR besohet se do të vijë me ekranin OLED, dhe pajisja është projektuar me sa duket për të punuar me një varg pajisjesh mobile të Samsung, duke përfshirë disa modele të telefonave dhe tabletëve të saj.

Vegla e re e Samsung e cila vendoset në kokë pritet të lidhet me tabletat dhe telefonat e linjës Galaxy përmes kabllos, por për fat të keq këto janë detajet e vetme që aktualisht dihen për pajisjen deri tani.

Ende nuk është e qartë se sa larg ka arritur Samsung me pajisjen e saj të re – Samsung Gear VR, edhe pse mund të jetë e mundur që ta shohim atë të debutojë në treg në shtator të këtij viti, së bashku me Samsung Galaxy Note 4.

Por, natyrisht mbase edhe mund të duhet të pritet deri vitin e ardhshëm për ta parë Gear VR nga Samsung./NdihmeRrethPC’s

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s