Heartbleed, vlerësohet virusi më i keq i të gjitha kohërave

heartbleed-vler-euml-sohet-virusi-m-euml-i-keq-i-t-euml-gjitha-koh-euml-rave_hdNjë virus i sapo zbuluar me nofkën Heartbleed besohet se e ka rrezikuar shumë sigurinë në internet, duke ekspozuar miliona llogari të përdoruesve, fjalëkalime dhe numra të kredit kartelave.

Ky virus besohet se ka shkaktuar dëme të mëdha, dhe hakerët e ndryshëm mund ta kenë shfrytëzuar atë për më shumë se dy vjet, pa u vënë re nga askush.

Virusi vlerësohet se është ndryshe nga shumica e shkeljeve dhe thyerjeve online të cilat janë raportuar gjatë disa viteve të fundit, nga të cilat një uebfaqe apo një tjetër është hakuar, pasi që siguria e të njëjtës është thyer nga një sulm i caktuar.

Kësaj radhe, virusi është një kod i cili është projektuar që ti mbajë serverat e sigurt – përkatësisht dhjetëra mijëra serverë të të dhënave, në të cilat të dhënat ruhen për mijëra uebfaqe.

Kjo është arsyeja pse disa ekspertë janë duke e quajtur Heartbleed-in virusin më të keq të të gjitha kohërave, diçka për të cilën duhet të jenë të shqetësuar të gjithë ata që e frekuentojnë internetin ose bëjnë biznes në të.

Të paktën 500.000 serverë besohet se janë afektuar nga HeartBleed. E keqja më e madhe e këtij virusi është se nuk vërehet fare se ekziston në një server./NdihmeRrethPC’s/

Më shumë rreth: http://en.wikipedia.org/wiki/Heartbleed

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s