Shkurtesa të dobishme për Windows

Shumica prej nesh i di disa shkurtesa në tastierën të cilën e përdorim për punën e përditshme. Mirëpo, nganjëherë është mirë t’i rikujtojmë apo të mësojmë edhe ndonjë shkurtesë të re; disa prej tyre mund tu lehtësojnë dhe përshpejtojnë dukshëm punën në kompjuter.

Shumica e urdhrave në Windows mund të gjenden edhe në tastierë. Në aspektin kohor është shumë e vlefshme të përdoren disa nga urdhrat më të shpeshta. Nëse kombinohet përdorimi i shpeshtë i këtyre urdhrave me miun, puna kryhet shumë më shpejt. U ofrojmë një listë të shkurtesave të cilat gjithsesi duhet t’i dini.

Tasti Windows + D – Shtypja e këtij kombinimi të tasteve minimizon të gjitha dritaret e hapura dhe shfaq desktopin, edhe një shtypje kthen gjendjen e mëparshme.

Tasti Windows + E – Hap Windows Explorer (jo Internet Explorer) për qasje më të shpejt në dosjet e diskut.

Tasti Windows + F – Nis mekanizmin për kërkim.

Alt + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin.

Tasti Windows + Tab – Kalim nga një program i hapur në tjetrin në mënyrën flip (funksionon vetëm në Vista).

Alt + F4 – Mbyll dritaren apo programin aktiv i cili është hapur aktualisht.

Ctrl+ESC – hap përzgjedhësin Start

Ctrl + C – Kopjon përmbajtjen e përzgjedhur.

Ctrl + X – Këput përmbajtjen e përzgjedhur.

Ctrl + V – Ngjit (anglisht. paste) përmbajtjen e kopjuar apo të këputur.

Këto në asnjë mënyrë nuk janë të gjitha shkurtesat të cilat mund të përdoren nëpër sistemet operative Windows, por bien në mesin e më të shpeshtave. Lista e plotë e shkurtesave mund të gjendet KËTU./Ndihmerrethpcs/.

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s