Moto X mund të provohet për 2 javë,për vetëm 1 cent

ImagePërpjekja e fundit e Motorolas për ta bindë publikun amerikan në blerjen e telefonit të saj, Moto X quhet “Try then Buy” – (Provoni para se të blini), është një ofertë për marrëveshje me konsumatorët, të cilët e pëlqejnë modelin e saj të teleofonit, por mund të jenë të pasigurtë për funksionalitetin e të njëjtit.

Oferta e shumë-përfolur e Motorola-së ishte raportuar fillimisht nga Android Police, tashmë është bërë zyrtare, dhe mund të vlerësohet në faqen zyrtare të kompanisë amerikane, e cila i është shitur tani gjigantit kinez, Lenovo.

Motorola është duke e kërkuar për vetëm 1 cent paraprakisht nga përdoruesit e saj, në këmbim të telefonit, i cili mund të mbahet deri në dy javë.

Për më shumë, blerësve potencial ju jepet edhe mundësia e personalizimit të plotë të telefonit, përmes shërbimit Moto Maker, ngjashëm sikurse edhe pronarëve aktual të telefonit, Moto X.

Pas përfundimit të vlerësimit dy-javor të telefonit, ata që dëshirojnë ta mbajnë Moto X duhet ta paguajnë pjesën e mbetur të çmimit të shitjes me pakicë, i cila fillon prej 349,99 dollarë.

Ndërsa, ata që nuk janë të impresionuar nga specifikat e Moto X mund ta kthejnë atë duke e përdorur një etiketë të kthimit. 

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s