LG G3 ia kalon të gjithëve për baterinë!

ImageLG G3 është ndër telefonat e parë të mençur i cili sjell teknologjinë e ekranit Quad HD, dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve, dhe siç mund të pritej, këto performanca mund të kenë një barrë shtesë mbi baterinë e telefonit.

Megjithatë, duket se LG është fokusuar shumë në performancën e baterisë kur ka vendosur ta krijojë modelin G3, pasi që së fundmi ky telefon është krahasuar me rivalët kryesor sikurse Samsung Galaxy S5, Sony Xperia Z1, HTC One M8, dhe iPhone 5S, sa i përket baterisë, dhe ka performuar më mirë sesa konkurrentët e saj.

Sipas Phone Arena, modeli kryesor tashmë i telefonit të LG, G3 i kalon të gjithë rivalët e saj sa i përket baterisë.

Në testet e bëra, bateria e LG G3 zgjat 8 e 50 minuta, ndërsa vendin e dytë e ka zënë Galaxy S5, bateria e të cilit ka zgjatur 8 orë e 20 minuta.

Për këta telefona, gjithashtu është testuar koha e mbushjes me rrymë dhe LG G3 përsëri e ka zënë vendin e parë, pasi që këtij modeli të telefonit i janë nevojitur vetëm 120 minuta për rimbushje të plotë, dhe ky rekord është ndjekur nga afër nga Galaxy S5.

Kohët e fundit gjithashtu është thënë se LG ka pasur shitje edhe më të fortë të G3 sesa Samsung me Galaxy S5 në 5 ditët e para pas lansimit zyrtar.

Do të jetë interesante të shihet se sa i famshëm do të bëhet LG G3, ndërsa sipas të dhënave fillestare të shitjeve mund të pritet që LG G3 të bëhet telefoni më i shitur në sistemin operativ Android. / #

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s