Vine tani mundëson dërgimin e mesazheve me tekst dhe video

Përdoruesit e shërbimit të famshëm të videove, Vine, me siguri se do të jenë të lumtur ta dinë se përditësimi i ri i aplikacionit të Vine tani sjell disa funksione dhe karakteristika të dobishme për komunikim me miqtë.
Në versionin e ri të Vine, përdoruesit tani mund të dërgojnë mesazhe tek miqtë e tyre, apo ti zgjedhin disa prej tyre për të komunikuar individualisht, apo të dërgojnë video tek të tjerët që nuk e përdorin këtë aplikacion, përmes emailit apo SMS-ve.

Komunikimi në mesazhet e Vine thuhet se është i shpejtë dhe i lehtë. Duhet të shtypni dhe ta mbani butonin e kamerës për tu përgjigjur në mesazh, dhe pas lëshimit të butoni, mesazhi dërgohet. Më pas, edhe miqtë tuaj do të mund ta bëjnë të njëjtën gjë, çoftë me tekst ose video, thuhet në përshkrimin e Vine për funksionet e reja në shërbim.

Aplikacioni i Vine është në dispozicion për shkarkim nga AppStore dhe Google Play. /

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s