Edhe Facebook fillon me ofrimin e thirrjeve falas

Pas bleredhe-facebook-fillon-me-ofrimin-e-thirrjeve-falas_hdjes së WhatsApp për 19 miliardë dollarë, shumë njerëz të industrisë kanë pyetur se çka do të ndodhë me aplikacionin e Facebook për dërgimin e mesazheve, përkatësisht Facebook Messenger.

Dhe tani Facebook i ka zbuluar planet e saj për aplikacionin e saj të komunikimit, pasi që e ka përditësuar aplikacionin e saj Messenger, duke u mundësuar përdoruesve të saj të bëjnë thirrje falas tek miqtë e tyre në rrjetin social.

Funksioni i ri është i ngjashëm me thirrjet me zë që ofrohen nga aplikacionet tjera si Viber dhe WeChat. Përdoruesit e rrjetit social tani mund të bëjnë thirrje falas, përderisa kanë lidhje të internetit WiFi.

Në përditësimin e ri, tek mesazhet brenda Messenger tani do të shfaqet edhe një ikonë e telefonit, afër emrit të kontaktit në Facebook. Për tu realizuar thirrja, të dy kontaktet e Messenger duhet të jenë të lidhur me internet.

Versioni më i ri i Facebook Messenger është në dispozicion për shkarkim nga përdoruesit e sistemit operativ iOS dhe atij Android. Platformat tjera mobile pritet që gjithashtu ta kenë këtë risi së shpejti.

2 responses to “Edhe Facebook fillon me ofrimin e thirrjeve falas

Leave a Reply

Please log in using one of these methods to post your comment:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s