Prezantohet Facebook Paper

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Facebook sapo ka prezantuar shërbimin Paper, shërbim ky i cil është një aplikacion krejt i ri që do t’ju ndihmojë në eksplorimin dhe ndarjen e disa tregimeve nga miqtë, si dhe nga pjesa tjetër r botës rreth jush.

Si funksionon Paper? E pra, ajo do të bëjë tregimin e një tërësie të tregimeve në sajë të një dizajni shumë impresiv. Përveç kësaj, Facebook gjithashtu pohon se ajo është një tërësi shumë e lehtë edhe për artizanate si dhe të ndajë historitë e bukura nga mesi juaj.

Letra (ang.Paper) juaj do të përbëhet me tregime te seksioneve të ndryshme duke ju lejuar për të ndjekur interesat e juaja të preferuara. Pjesa e parë ndo të shfaqet në News Feed-in tuaj, ku ju pastaj mund të gëzoni dizajne të frymëzuara të reja kur është fjala për foto, video, dhe postime të shkruara nga bota juaj virtuale në rrjetin social Facebook.

Përveç kësaj, ka edhe një shkallë të lartë të dizajneve për Paper, ajo do të paraqesë një zgjedhje të madhe të seksioneve që kanë të bëjnë më tema të ndryshme, ku përdoruesit mund të shikojnë fotografi, spot, ushqim, shkencë, dizajn dhe shumë kategori të tjera. Secili prej këtyre seksioneve do të përfshijë një përzierje të pasur të përmbajtjes, si dhe botime të njohura./NdihmeRrethPCs/.

Advertisements

25 fakte interesante rreth Facebook

25 Fakte rreth Facebook ekskluzivisht në :ndihmerrethpcs.wordpress.com 

1.1.Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg lansoi Facebook-un në shkurt të vitit 2004.timthumb

 

 

 

 

 

 

2. Facebook ka më shumë se 845 milionë përdorues, prej të cilëve 483 milionë janë përdorues ditor.

timthumb (1)

 

 

 

 

 

 

 

 

 3. Më shumë se 3,000 punonjës punojnë për Facebook-un në mbarë botën, në disa shtete të Amerikës, Dublin, Londër, Madrid, Amsterdam, Singapur dhe Tokio.

timthumb (2)

 
 
 
 
 
 
 
 
 

4. Personifikimi i parë i Facebook-ut ishte “Facemash,” i cili në katër orët e para të lansimit online kishte 450 vizitorë dhe 22,000 fotografi.

5. Më shumë se 62 milionë përdorues “e pëlqejnë” faqen zyrtare të Facebook– ky numër vazhdon të rritet.

6. Njoftimi për “ditëlindjen”, e tetë të Facebook arriti më shumë se 348,000 “pëlqime” dhe 80,000 komente brenda vetëm 2 javësh.

timthumb

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
7. Pasuria personale e Zuckerberg vlerësohet në 17,5 miliardë dollarë.

8. Në vitin 2007, Zuckerberg ende jetonte në një apartament dhe kishte një dyshek për fjetje në tokë.

9. Në vitin 2010, Zuckerberg u emërua “Personi i Vitit” nga revista Time.

10. Bashkëthemeluesi i Facebook, Chris Hughes ishte temë e titullit të revistës “Fast Company”, në prill të vitit 2009, titull ky që fillonte me “Djaloshi që e bëri Obamën president…”

11. Një kompani ligjore tregoi se Facebook është shkaktar i një në pesë raste të divorceve.

12. Një zyrtar publik i shëndëtësisë pohoi se, Facebook ishte përgjegjës për rritjen e rasteve të sëmundjes së sifilisit.

13. Facebook fillimisht njihej me “The Facebook”, deri në vitin 2005 kur kompania bleu domenin, facebook.com për 200,000 dollarë.

 

14. Në faqen e tij në Facebook, Zuckerberg “pëlqen” garat me kuaj, grupin muzikor Daft Punk, aktorin George Takei, këngëtarin Jay-Z dhe filmin The Godfather.

 

15. Filmi The Social Network, i inspiruar nga tregimi i Facebook, arriti të grumbulloj rreth 224 milionë dollarë në mbarë botën.

16. Binjakët Winklevoss, dy vëllezërit që akuzuan Zuckerberg-un për vjedhje të idesë së krijimit të Facebook, morën pjesë në Lojërat Olimpike 2008.

17. Zuckerberg ishte kapiten i shkollës së tij në garën e luftërave me shpata.

18. Në nëntor të vitit 2007, një Ueb faqe e quajtur 02138 publikoi numrin e sigurimit social të Zuckerberg dhe adresën e prindërve dhe të dashurës së tij.

19. Bashkëthemeluesi i PayPal ishte investitor i hershëm në Facebook.

 

20. Seriali South Park përqeshi Facebook-un ne vitin 2010 me episodin “Ju keni 0 shokë.”

21. Facebook është në dispozicion në më shumë se 70 gjuhë të botës.

22. Kompanitë që blejnë në timeline të aplikacioneve të Facebook përfshijnë edhe Ticketmaster, Pinterest, Rotten Tomatoes dhe TripAdvisor.

23. Memologjia u prezantua në dhjetor të vitit 2011 që të krahasohet me temat më të përmendura të sivjetme me ato të vitit të kaluar.

24. Facebook nuk është edhe aq i shpejt në vizatim: Apple lansoi tabletin iPad në fillim të vitit 2010. Facebook nuk kishte ndonjë aplikacion të tillë deri në tetor të vitit 2011.

25. Disa prej përdoruesve të fundit të Facebook Live ishin edhe guvernatori i New Jersey, Chris Christie, Dr. Mehmet Oz, Oprah Winfrey dhe Arianna Huffington. (NdihmeRrethPC’s)

Përgatiti:E.BJ për Ndihme Rreth PC’s /

 

Shitjet e telefonave LG rriten për 20 për qind

shitjet-e-telefonave-lg-rriten-p-euml-r-20-p-euml-r-qind_hd

LG i ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e dytë të vitit 2014, nga të cilat mund të thuhet se kompania i ka përmirësuar dukshëm shitjet e telefonave të saj.

Në fakt, dërgesat e telefonave të LG janë rritur për 20 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pasi që tani kompania ka arritur të shesë totalin prej 14.5 milionë njësive.

Sipas LG, modeli i saj i avancuar, LG G3 e ka ndihmuar shumë rritjen e përqindjes së shitjeve të kompanisë.

Me sa duket, LG G3 po del të jetë një telefon i famshëm, mbase edhe për shkak të specifikave mbresëlënëse që i ofron, duke përfshirë ekranin me 5.5” Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.

Tani pritet lansimi i versionit të përditësuar të LG G3, përkatësisht modeli LG G3 Prime./NdihmeRrethPC’s./

Facebook Save mundëson ruajtjen e përmbajtjes, për shikim të mëvonshëm

facebook-save-mund-euml-son-ruajtjen-e-p-euml-rmbajtjes-p-euml-r-shikim-t-euml-m-euml-vonsh-euml-m_hd

Shumë shpesh na ndodh që të jemi duke nxituar, dhe e hapim shpejtë Facebok-un për të parë se çfarë janë duke bërë miqtë tanë, apo të shohim diçka që vërtetë është me interes për ne.

Dhe sigurisht se Facebook i di shumë prej shprehive tona, prandaj edhe ka vendosur që ta lëshojë një funksion të ri në faqe, për të na e bërë më të lehtë ruajtjen e statuseve, mesazheve apo përmbajtjes interesante, përmes butonit të ri i cili është i ngjashëm me opsionin e “bookmarking” në ueb, me të cilin ne i ruajmë faqet tona të preferuara.

Në fakt, sot Facebook e ka prezantuar funksionin e ri të quajtur Save, të cilin e ka vënë në dispozicion për kompjuterë dhe telefona mobil.

Tipari i ri i Facebook vepron si një “bookmark” (listë e faqeve të ruajtura) për ruajtjen e artikujve që janë interesant për ne, dhe përmbajtjes tjetër, të tillë si linkat, vendet, filma, shfaqje televizive apo muzikës.

Artikujt e ruajtur mund të kontrollohen më vonë për shikim në ueb ose në pajisjen tuaj mobile. Plus, ju mund të ndani të gjitha vegzat e ruajtura me miqtë tuaj në Facebook./NdihmeRrethPC/.

Ekskluzive: Zbulohen pamjet e para të iPhone 6

ekskluzive-zbulohen-pamjet-e-para-t-euml-iphone-6_hd
Deri më sot janë parë shumë koncepte të ndryshme të iPhone 6, ndërsa tani në internet kanë rrjedhur pamjet e vërteta të modelit të ri të iPhone, përkatësisht modelit me madhësinë e ekranit prej 4.7 inç.
Geeky Gadgets, blogu që e ka pranuar fotografinë e iPhone 6 fillimisht mendoi se bëhet fjalë për ndonjë model të rrejshëm apo versionit të klonuar të iPhone, mirëpo pas krahasimit të fotografisë me klonet e iPhone dhe analizimit të pjesëve të telefonit, thuhet se është e sigurtë se bëhet fjalë për modelin e vërtetë të iPhone 6 me ekranin prej 4.7 inç.

Pamjet e iPhone 6 kanë rrjedhur nga një krijues i mbështjellësve për iPhone, i cili ka thënë se këtë fotografi e ka marrë nga burime të besueshme.

Apple është duke e bërë gati lansimin e dy versioneve të reja të iPhone (ose së paku njërin prej dy modeleve, tani për tani) duke e shtyrë performancën e saj të biznesit në vjeshtën e këtij viti, që është një lëvizje e pritur për kompaninë më të famshme amerikane.

Industria për një kohë të gjatë ka spekuluar se Apple synon të krijojë modelet e reja të iPhone me ekrane më të mëdha, për të rivalizuar ashpër me Samsung, telefonat e së cilës janë dëshmuar të suksesshëm në Azi dhe tregje tjera, pikërisht për këtë tipar që e ofrojnë për përdoruesit.

Pritjet janë që Apple ta lansojë gjeneratën e saj të re të procesorëve 64-bit në modelin e ri të iPhone, ndërsa iPhone 6 pritet të sjell më shumë RAM, ekran më cilësor, dhe kamerë më të mirë sesa versioni paraprak, iPhone 5s./NdihmeRrethPCs/

Si të përdorni Facebookun me shkurtesa të tastierës

facebook_logoFacebook ka një grup të vogël por të dobishëm të shkurtesave të tastierës të cilat mund ti përdorni për të lundruar më lehtë nëpër faqen për rrjetëzim shoqëror.

Ato nuk janë universale sikurse shkurtesat e Twitterit, kështu që modifikuesit janë të ndryshëm varësisht nga shfletuesi i internetit dhe sistemi operativ që jeni duke përdorur. Shkurtesat funksionojnë më së miri me Chrome në Windows dhe Firefox në Mac OS X, për shkak se ka nevojë vetëm për një tast modifikues, plus tasti i shkurtesës. Gjithashtu mbani mend se shkurtesa numër duhet shtypur në reshtin e numrave; shkurtesat nuk funksionojnë me pjesën numerike të tastierës.

Ja shkurtesat e tastierës për Facebookun:

Windows

Modifikuesi për Firefox: Shift + Alt + #
Modifikuesi për Chrome: Alt + #

Mac OS X

Modifikuesi për Firefox: Control + #
Modifikuesi për Chrome: Control + Option + #
Modifikuesi për Safari: Control + Option + #

Shkurtesat

1 : home
2 : timeline/profile
3 : friends
4 : messages
5 : notifications
6 : general account settings
7 : privacy settings
8 : Facebook’s Facebook page
9 : legal terms
0 : help center
m : new message
? : search

Po, nëse po e pyesni vetën se përse në listë nuk ndodhet Internet Explorer, për shkak se duket se po punojnë vetëm shkurtesat për Home dhe Timeline. Prapëseprapë nëse dëshironi të përdorni shkurtesat në IE, modifikuesi është Alt + #, pastaj Enter.

Përgatiti :E.BJ – NdihmeRrethPC’s/.

Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit


Çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për Windows, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj.
CCleaner

CCleaner-4-cabecera

Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.

Revo Uninstaller

revouninstaller

Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.

Auslogics Disk Defrag

auslogics-disk-defrag-icon

Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Spybot – Search & Destroy

spybot-free-download

Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj.

Përgatiti: E.Bj – NdihmeRrethPC’s/